Çitaku: Nëse VV pranon Projektligjin e dorëzuar sot dhe mbulon shpenzimet e plota të mbrojtjes në Hagë, tërheqim lëndët nga Kushtetuesja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se partia e saj është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Gjykata Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje (LVV) zotohet publikisht për mbështetjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Çitaku ka thënë se përveç votimit të projektligjit, LVV…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se partia e saj është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Gjykata Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje (LVV) zotohet publikisht për mbështetjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Çitaku ka thënë se përveç votimit të projektligjit, LVV duhet të marrë përsipër edhe mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe ta trajtojë këtë proces me përgjegjësi shtetërore.
“Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër”, ka deklaruar Çitaku.
Deklarata e saj vjen pas zhvillimeve të fundit lidhur me nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. /Lajmi.net/