PDK-ja bllokon Qeverinë, Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i është drejtuar Albin Kurtit përmes një videoje të publikuar nga aksioni i PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Deputetët e PDK-së kanë bllokuar dyert e ndërtesës së Qeverisë, në shenjë kundërshtimi ndaj qëndrimit të Kurtit në zyrën e kryeministrit, pasi ai ka marrë mandatin…

Lajme

20/08/2026 10:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i është drejtuar Albin Kurtit përmes një videoje të publikuar nga aksioni i PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Deputetët e PDK-së kanë bllokuar dyert e ndërtesës së Qeverisë, në shenjë kundërshtimi ndaj qëndrimit të Kurtit në zyrën e kryeministrit, pasi ai ka marrë mandatin e deputetit.

“Dil nga zyra, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos së publikuar nga vendi i ngjarjes.

PDK-ja po kërkon që Kurti ta lirojë menjëherë zyrën e kryeministrit, duke e cilësuar qëndrimin e tij në Qeveri si uzurpim të institucionit.

Po ashtu, PDK-ja po kërkon thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari.