Çitaku: Kurti nuk e ka problem të ofendojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as ta hapë gojën

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së institucioneve të Kosovës karshi zhvillimeve në Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar veprimin e kësaj gjykate si përndjekje dhe deformim të drejtësisë. Përmes një postimi në rrjete Facebook, Çitaku ka theksuar se heshtja e institucioneve të Kosovës përballë asaj që po…

Lajme

04/09/2025 18:29

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së institucioneve të Kosovës karshi zhvillimeve në Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar veprimin e kësaj gjykate si përndjekje dhe deformim të drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjete Facebook, Çitaku ka theksuar se heshtja e institucioneve të Kosovës përballë asaj që po ndodh me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “shurdhuese”, raporton lajmi.net

“Liderët e UÇK-së nuk mbrohen me fjalime boshe apo me deklarata populiste. Ata mbrohen me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se përballë kësaj situate, institucionet kryesore si Ministria e Jashtme dhe Presidenca do të duhej ta kishin këtë çështje si prioritet kombëtar.

Ajo kritikoi edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për pasivitet dhe mungesë guximi ndaj Gjykatës Speciale.

“Kurti, që nuk ka asnjë problem të ofendojë e të sulmojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën. Të mjerë”, përfundoi Çitaku.

Postimi i plotë:

“Ajo që po bën Gjykata Speciale është deformim i drejtësisë. Është përndjekje. E heshtja e institucioneve të Kosovës është shurdhuese. Liderët e UÇK-së nuk mbrohen me fjalime boshe apo me deklarata populiste. Ata mbrohen me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale. Fatkeqësisht, luftëtarët tanë janë braktisur nga institucionet. Ministria e Jashtme dhe Presidenca, në rrethana të tilla, do të duhej ta kishin këtë çështje prioritet kombëtar. E Kurti, që nuk ka asnjë problem të ofendojë e të sulmojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën. Të mjerë.”/Lajmi.net/