Çitaku kërkon dorëheqje dhe llogaridhën ie pas vrasjes së një gruaje në Pejë: Ta dimë kush nuk e kreu detyrën
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me rastin tejet të rëndë që ka ndodhur dje në Pejë, ku një grua është vrarë nga kunati i saj. Ajo ka thënë se Arlinda, ka lënë pas një dëshmi tronditëse për mënyrën se si dështimi i institucioneve mund të marrë jetë njerëzish. “Arlinda është gruaja…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me rastin tejet të rëndë që ka ndodhur dje në Pejë, ku një grua është vrarë nga kunati i saj.
Ajo ka thënë se Arlinda, ka lënë pas një dëshmi tronditëse për mënyrën se si dështimi i institucioneve mund të marrë jetë njerëzish.
“Arlinda është gruaja e tetë e vrarë këtë vit. Tetë gra. Tetë jetë të humbura. Familje të shkatërruara. Dhe pyetja që nuk mund të shmanget: kush mban përgjegjësi? Konferencat, seminaret, ligjet dhe strategjitë mbeten vetëm një copë letër, nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete, me mbrojtje reale për gratë në rrezik dhe me përgjegjësi për ata që dështojnë t’i mbrojnë”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka kërkuar llogaridhënie dhe dorëheqje.
“Nga ata që kishin detyrë ta mbronin Arlindën. Nga secili në zinxhirin e përgjegjësive, roli dhe veprimet e të cilit duhet të shqyrtohen. Nuk mjaftojnë më deklaratat e ngushëllimit. Nuk mjaftojnë zotimet se do të bëhet më shumë. Duhet të dimë çfarë ndodhi, kush nuk e kreu detyrën dhe çfarë pasojash do të ketë. Jeta e një gruaje nuk mund të jetë çmimi i indiferencës, neglizhencës apo dështimit institucional. Dhimbje pa fund për Arlindën dhe familjen e saj. Zemërim dhe kërkesë për drejtësi. Përgjegjësi, jo vetëm fjalë”, ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: