Çitaku: Amerikanët janë konsistent për Asociacionin, të shohim sa do jetë Kurti
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se edhe në të kaluarën amerikanët kanë kërkuar zbatimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ajo në një postim në Facebook ka thënë se qëndrimi i amerikanëve ka qenë gjithëherë konsistent, shkruan lajmi.net. Në këtë mes, Çitaku ka shtuar se duhet të pritet e të shihet…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se edhe në të kaluarën amerikanët kanë kërkuar zbatimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se qëndrimi i amerikanëve ka qenë gjithëherë konsistent, shkruan lajmi.net.
Në këtë mes, Çitaku ka shtuar se duhet të pritet e të shihet nëse edhe Kurti do të jetë konsistent.
Postimi i plotë i Çitakut:
Me një kërkim të thjeshtë në google gjeni dhjetëra deklarata nga Administrata Amerikane ku kërkohët zbatimi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Qëndrimi amerikan është konsistet. Nuk ka ndryshuar asgjë.
E tash te shohim a ka me qenë Kryeministri konsistent. /Lajmi.net/