Çiljeta Xhilaga kryen tjetër operacion plastik

Çiljeta Xhilaga i është nënshtruar sërish ndërhyrjeve kirurgjikale, dhe këtë herë bëhet fjalë për dy të tilla. Këngëtarja e bërë tanimë nënë ka kohë që nuk kryen ndërhyrje kirurgjikale, por mesa duket ka vendosur për të tilla, një sërish në hund dhe tjetra në bark.

ShowBiz

10/01/2016 12:39

Në një nga klinikat e Tiranës Çiljeta ka bërë edhe një tjetër operacion dhe është pikërisht në bark. Jo më larg se dje ajo është larguar nga klinika e shoqëruar nga të afërmit e saj.

Edhe pse e ënjtur në fytyrë personi që ka raportuar për Indeksonline ka arritur ta njohë lehtësisht duke konfirmuar kështu edhe operacionet e saj nga burime te sigurta pranë këngëtares.