Cilin reper po e ‘thumbon’ Majk me këtë postim?
Majk ka drejtuar thumba në drejtim të kolegëve me postimin e fundit.

ShowBiz
Një emër shumë i suksesshëm në skenën muzikore shqiptare është edhe ai i reperit, Majk, shkruan lajmi.net.
Artisti është goxha aktiv me këngë të reja, ku nuk mungojnë bashkëpunimet dhe të cilat priten shumë mirë nga fansat e tij të shumtë.
Përmes postimit të fundit, Majk drejtoi “thumba” për dikë nga kolegët, duke thënë se reperët e dobët po tentojnë të ngriten më shpejt se që duhet.
“Kqyri kta repera tdopt, jon ka dojn me hip hala pa bo hop, nket hip hop. Sezona e Hip-hopit”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se “Zhytem” titullohet projekti i fundit muzikor nga Majk, i cili erdhi në duet me Getin dhe rezultoi shumë e suksesshme. /Lajmi.net/