Cili grim iu përshtatet më së shumëti formës së buzëve tuaja?

16:43 | 5 Dhjetor 2021

Ndoshta e keni ditur gabim, ky është grimi që i përshtatet buzëve tuaja sipas formës që kanë.

Buzët janë në të gjitha format dhe madhësitë. Ka buzë të plota, buzë të holla, buzë të gjera, një mix midis këtyre, dhe të gjitha janë të bukura në vetvete.

Pavarësisht formës, ka disa mënyra se si mund ta përmirësoni pamjen e tyre duke përdorur magjinë e grimit. Ne do t’ju japim disa këshilla se si ta bëni këtë.

Buzë proporcionale

Disa mund të thonë se jeni me fat nëse keni këtë formë buzësh, pasi praktikisht çdo grim buzësh do të funksionojë për ju. Profesionistë të make up-it thonë se është e rëndësishme të mbani në mend se nuancat neutrale dhe ngjyrat që janë afër tonit të lëkurës tuaj, minimizojnë madhësinë e buzëve, ndërsa ngjyrat e theksuara dhe të ndezura e sjellin vëmendjen tek buzët tuaja – kështu që varet nga pamja që keni dhe ku po shkoni.

Në këtë formë buzësh sugjerohet përdorimi i buzëkuqëve mat, më tepër se i atyre me shkëlqim.

Buzë të vogla dhe të rrumbullakta

Është forma e buzëve që shumë njerëz e pëlqejnë.

“Shkëlqyesit dhe formulat e buzëkuqëve me shkëlqim, janë perfekte për këtë formë buzësh pasi i bëjnë ato të duken me më shumë volum.”

Ekspertët shtojnë se nëse keni këtë formë buzësh, shmangni nuancat e errëta të buzëkuqit pasi do t’i bëjnë ato të duken më të vogla.

Pjesa e poshtme e buzës më e plotë

Nëse po përpiqeni ta bëni buzën tuaj të poshtme të duket më pak e dukshme, rekomandohet përdorimi i një korrektori, për të zbutur dhe fshehur pak skajet e vijës së buzëve.

Nga ana tjetër, sugjerohet përdorimi i një ngjyre të lehtë mat në qendër të buzës së poshtme.

Një mënyrë për të arritur simetrinë e buzëve është të nënvizoni pak pjesën e sipërme me një laps të hollë buzësh, dhe më pas buzën e poshtme. Mund të shtoni gjithashtu një nuancë buzëkuqi më të lehtë, në të gjithë buzën e poshtme ose vetëm në qendër të buzës, për të krijuar iluzionin e volumit. Sigurohuni që të shmangni teksturat me shkëlqim në buzën tuaj të sipërme dhe aplikojeni vetëm në qendrën e  buzës suaj të poshtme, pasi shkëlqimi në buzën e sipërme do ta bëjë atë të duket më e madhe.

Buzë të sheshta

Kur buzët duken të sheshta, mënyra më e mirë për t’i dhënë volum është konturimi dhe nxjerrja në pah e formës.

Filloni duke përdorur një kontur shumë të lehtë, kjo do të krijojë një hije delikate rreth vijës së buzëve dhe do të ndihmojë që ato të duken më të plota. Më pas, zgjidhni një buzëkuq mat dy deri në tre nuanca më të thella se ngjyra e buzëve që dëshironi të përdorni dhe ndiqni formën tuaj natyrale të buzëve – mund ta mbivendosni pak nëse dëshironi.

Buzë të holla

Linjat e buzëkuqëve që janë dy deri në tre nuanca më të thella se ngjyra juaj natyrale e buzëve do të jenë miku juaj më i mirë në këtë rast.

Buzë në formë zemre

Kur bëhet fjalë për format e buzëve, një buzë në formë zemre është një nga format më të dëshiruara. Nëse keni buzë në formë zemre, me siguri keni një hark kupidi shumë të përcaktuar dhe ndoshta një buzë të poshtme pak më e plotë.

Nëse dëshironi të përmirësoni edhe më shumë formën e buzëve tuaja, rekomandohet përdorimi i një linje me ngjyra të errëta dhe aplikimi i një nuance më të lehtë të buzëkuqit në qendër të buzëve për të krijuar një zemër më të vogël.