Cilët janë faktorët që ndikojnë në përfshirjen e Policisë në aksidente?

Në raste aksidentesh, janë të parët reagues. Por nuk janë të pakta rastet, kur pjesë e aksidentit janë vetë Policia e Kosovës. Një i tillë dyshohet të jetë ai i 26 janarit në fshatin Çubrel të Skenderajt. E këto raste vlerësohet se vijnë si shkak i punës me orar të zgjatur apo nga mungesa e…

Lajme

27/01/2025 17:46

Në raste aksidentesh, janë të parët reagues.

Por nuk janë të pakta rastet, kur pjesë e aksidentit janë vetë Policia e Kosovës.

Një i tillë dyshohet të jetë ai i 26 janarit në fshatin Çubrel të Skenderajt.

E këto raste vlerësohet se vijnë si shkak i punës me orar të zgjatur apo nga mungesa e trajnimeve për reagim në situata emergjente.

“Tek Policia shpeshherë kemi të bëjmë me orar të zgjatur të punës së tyre, stresi në punë, përdorimi i shenjave të automjetit që shpeshherë mund të krijojë stres tek gjeneratat e reja të Policisë, të cilat ndoshta nuk kanë trajnime të mjaftueshme në lidhje me ngasjet e ndryshme emergjente”, ka deklaruar koloneli, Refki Morina.

Megjithatë, rastet kur zyrtarë policorë janë të përfshirë në aksidente, duke të trajtohen sikurse aksidentet që ndodhin nga pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Edhe Policia e Kosovës i ka dy funksione, njëra sikur gjitha automjetet tjera, dhe tjetra me alarm, apo me si e quajmë automjet me përparësi kalimi kur është në intervenim. Rasti i djeshëm, është normal si automjetet tjera. Do të thotë ne nuk e selektojmë si eksperta automjeti që ka ndodhë a është i policisë”, ka deklaruar profesori universitar, Nol Dedaj.

Javë më parë, automjeti i Policisë së Kosovës u vetaksidentua në veri të vendit, ku disa policë morën trajtim mjekësor. /Teve1