Cilat shtete evropiane janë më tepër të ndikuara nga energjia ruse?

Po bëhen gati dy javë që nga momenti kur Rusia nisi agresionin mbi shtetin Ukrainas.

Bota

07/03/2022 18:54

Shumë civilë e ushtarë ukrainas humbën jetën si pasojë e bombardimeve ruse.

Përpos vdekjeve, në shtetin ukrainas u plagosën shumë të tjerë, e u shkaktuan dëme të mëdha në gjithë vendin.

Afro 1 milion njerëz veçse janë larguar nga shteti i tyre për të gjetur zgjidhje si refugjatë në shtete tjera.

E për këtë agresion rus, shumë vende të Evropës, por edhe të botës kanë vendosur sanksione ndaj shtetit rus.

Por sa i përket sanksioneve në fushën e energjisë dhe të karburanteve, disa prej shteteve kanë hezituar.

E së fundi Gjermania dhe Hungaria janë dy shtetet që janë deklaruar kundër vendosjes së sanksioneve në kuadër të energjisë për Rusinë.

Por cilat janë shtetet evropiane të cilat kanë më tepër furnizim nga energjia (gazi ) rus?

Në një publikim të bërë në CNN theksohet se Hungaria ka 25% nga energjia ruse, duke u pasur më pas nga Slovakia me 22%, Moldova me 17%, Austria 15%, Gjermania me 14%, Bulgaria 12% e shtetet e tjera.

E që sanksione ndaj energjisë t’i vendosën Rusisë pati edhe në kuadër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Se çfarë do të ndodhë me sanksionet e shteteve ndaj Rusisë, mbetet të shihet./Lajmi.net/

Gjermania dhe Hungaria nuk i mbështesin sanksionet ndaj energjisë ruse