Cilat janë pasojat e dënimit të Man City? Chelsea, Leicester e Man Utd në pritje
CAS do të marrë pas pak vendimin për skuadrën e Manchester City.
Sport
Gjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) do të vendos pas pak për apelin e Manchester City kundër vendimit të UEFA.
Muaj më parë, UEFA kishte njoftuar për dënimin ndaj Manchester City me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, për shkak të thyerjes së rregullave të Fair Play Financiar.
City apelonte këtë vendim dhe sot, rreth orës 10:30 pritet vendimi final. Por, cilat janë konsekuencat?
Nëse dënimi i UEFA për Manchester City qëndron i tillë, skuadra që përfundon në pozitën e pestë në Premierligë do të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Kështu, përveç Man City, nën ethe po presin edhe skuadrat si Leicester City, Chelsea e Manchester United.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i CAS. Thuhet se gjasat janë minimale për shmangje dënimi dhe maksimumi dënimi mund të reduktohet në vetëm një vit. /Lajmi.net/