Cilat janë benefitet e Yoga-s?
Yoga është një formë meditimi dhe aktiviteti fizik, që ju ndihmon në rritjen e elasticitëtit të trupit, përmirësimit të frymëmarrjës, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht në shëndëtin në përgjithësi (fizik & mendor).
Lifestyle
Yoga e ka origjinën nga India, para qindra vitesh. Ajo bazohet në konceptin që “Trupi dhe mendja janë një e vetme”. Kështu ajo ndikon në shëndetin e përgjithshëm duke zvogëluar stresin e duke qetwsuar shpirtin.
Tipi më i përdorur i Yogës është Hatha Yoga, që përfshin ushtrimet për frymëmarrjën dhe ushtrime fizike. Këto të fundit janë më saktësisht stretching në forma e postura të ndryshme.
Edhe pse ka disa tipe Yoga-sh, të gjitha kanë një synim të përbashkët, jo vetëm përmirësimin e shëndetit mëndor dhe fizik, por edhe arritjen e një “uniteti” të shpirtit dhë trupit.
Cilat janë benefitet e Yoga-s?
Ndikon në hormone
Praktikimi i Yoga-s, ul nivelet e hormoneve të dopaminës, epinefrines dhe norepinefrinës, duke krijuar ndjesinë e qetësisë. Gjithashtu nxit hormonin e oksitocinës, që lidhet me besimin dhe stimen për veten.
Përqëndrimi dhe humori
Është vërtetuar shkencërisht që Yoga përvec rritjes së përqendrimit ndikon edhe në humorin e mirë. Praktikantë të saj kanë pohuar që ndjehen më të lumtur pas orëve të Yoga-s. Së fundmi janë hedhur hipoteza që efektet pozitive mund të jenë edhe për depresionin, duke rritur nivelin e oksigjenit në tru.
Benefitet për zemrën
Është vërtetuar që Yoga ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe normalizimin e rrahjeve të zemrës. Rrjedhimisht rreziku për sëmundje të zëmrës është më i ulët. Ajo rekomandohet nga mjëkët më të mirë në mbarë botën, kombinuar dhe më një dietë të shëndetshme për të shmangur ndërhyrjët kirurgjikale. Të mirat e saj vihen re edhe në uljën e nivelit të kolesterolit e të yndyrave.
Semundje të tjera
Yoga ka filluar të përdoret edhe si terapi e vecantë IYT (integrative yoga therapy). Përdorët në lehtësimin e siptomave të astmës, dhimbjeve të shpinës dhë artritit. Ndihmon edhe ata që vuajnë nga pagjumësia dhe skleroza.
Benefite të tjera
Yoga ndikon në memorie e mësim
Ngadalëson procësin e plakjës
Rrit vëtë-vlërësimin
Rrit nivëlin e energjive
Ndihmon në dobësim
Përmirëson marrëdhëniët midis partnërëvë dhë midis kolëgëvë të punës
A ka efekte anësore Yoga?
Jo, Yoga është e sigurtë dhe e shëndetshme. Por nëse jeni duke u trajtuar me medikamente, bëjani të ditur mjekut tuaj që praktikoni dhe Yoga për të pasur një kombinim sa më efektiv të të 2-jave.
Kujdes: Praktikoni Yoga vetëm më profesionistë, sepse si cdo lloj aktiviteti fizik, mund t’ju shkaktojë tërheqje apo ndrydhje të muskujve.