Cila është mosha kur shijoni seksin më të mirë në jetë?

Këtë po që nuk e prisnim!

Lifestyle

25/11/2021 17:00

Shpeshherë mund të jeni ndjerë të pakënaqur me jetën tuaj seksuale, dhe keni menduar me vete, “A thua kur do të shijoj seksin, nëse jo tani?”

Por mos u shqetësoni, ky studim ka lajme të mira për juve!

Në një studim të pak kohëve më parë, revista Women’s Health ka publikuar përfundimet e një sondazhi me njerëz të moshave 50 dhe 60 vjeç – njerëz që i kanë kaluar disa dhjetëvjeçarë përvojë dhe dinë çfarë thonë.

Cila është mosha kur seksi është perfekt? Dhe përgjigjja është 46 vjeç. Pra, 20-vjeçarë apo 30-vjeçarë që ju duket sikur po kapni qiellin, nuk paskeni kuptuar asgjë.

Gjithashtu, sondazhi ka zbuluar që kur plaken çiftet që kanë bërë rregullisht seks, janë më të lumtur. Ajo që ra në sy ishte fakti që shumica e të pyeturve janë përgjigjur që seksin më të mirë e kanë bërë me partnerin aktual. /Lajmi.net/