Ciara natyrale në albumin e veçantë: Pa grim, me pikat e mia të dobëta
Ciara ka marrë guximin ta bëjë një projekt krejtësisht ndryshe nëpërmjet të cilin tregon se e dashuron veten kështu si është, e pa grimuar.

ShowBiz
Ciara e ka dëshmuar se nuk e ka aspak problem të shfaqet tërësisht natyrale, shkruan lajmi.net.
Sado që kujdeset të dalë sa më me stil para publikut, këngëtarja Ciara nuk e ka tepruar asnjëherë me grimin.
E për dallim nga herat e tjera, ajo në albumin “Beauty Marks” ka vendosur të dalë pa pikë grimi, kështu duke treguar se sa shumë e do veten dhe ndihet rehat kur është natyrale.
“Pa ‘make up’. Pa ‘extensions’. Me pikat e mia të dobëta. Shenjat e mia të bukurisë dhe gjithçka. E dashuroj veten time të vërtetë. Më në fund po e pranoj veten time plotësisht. Ndjehem mirë”, ka shkruar ajo pranë fotos ku më pas i ka ftuar të gjithë miqtë e saj që të publikonin foto të papërpunuara për t’u bërë pjesë e projektit të saj për albumin e ri.
Kënga e fundit e publikuar nga ajo ishte “Gretest Love” e cila ka marrë 9 milionë klikime./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bwkuoc8n5mV/?utm_source=ig_embed
