Chrissy Teigen s’i bën çfarë thonë të tjerët, publikon foto duke ushqyer me gji djalin

Chrissy Teigen poston foto duke ushqyer djalin me gji, ndërsa vajza Luna i kërkonte asaj 'ta ushqente' edhe kukullën e saj.

ShowBiz

08/07/2018 10:20

32 vjeçarja solli në jetë djalin Miles, gjashtë javë më parë, ndërsa tashmë po kalon kohë së bashku me dy gëmijët, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Chrissy ka publikuar një foto ku shihet duke ushqyer Miles dhe me shaka bëhej kinse vepronte njësoj edhe me një kukull.

Nëna e re, Chrissy shihet e shtrirë në një kolltuk, e mbuluar vetëm me peshqir, derisa në krah po mbante në një dorë djalin gjashtë javësh, e në tjetrën kukullën e Lunas.

“Luna më bën të ushqej kukullën e saj, kështu që unë mendoj se tani kam dy binajke”, ka shkruar modelja. /Lajmi.net/