Chris Brown po bëhet baba për herë të dytë

Chris Brown po pret një fëmijë të dytë me ish-të dashurën, Ammika Harris.

ShowBiz

15/06/2019 08:16

Siç raporton “Page Six”, Chris Brown do të bëhet baba për herë të dytë, këngëtari i R&B,  30 vjeçar pret një fëmijë me ish-të dashurën e tij, Ammika Harris, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ky do të jetë fëmija i tij i dytë, pasi Brown ka edhe një vajzë pesëvjeçare me emrin Royalty, me ish-partneren, Nia Guzman.

Thuhet se Brown është ndarë së fundi me të dashurën Indyamarie Jean Pelton për shkak të shtatzënisë Harris pavarësisht se këngëtari nuk ishte në lidhje me të gjatë kësaj kohe.

Ammika e cila është modele dhe emër shumë i ndjekur në Instagram, ka lënë të kuptohet se është shtatzënë përmes një postimi të bërë ditë më parë.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, ndërsa i shihej qartë barku i rrumbullakosur.

Ammika kishte qenë në lidhje me këngëtarin gjatë një vizite në Paris, gjatë muajit janar. /Lajmi.net/