Chloe pozon nudo në vaskë, kështu tenton t’i mbulojë pjesët intime
Chloe Ferry publikoi foto lakuriq në banjo.

ShowBiz
Chloe Ferry ndau me ndjekësit një fotografi të zhveshur në vaskë, ndërsa me fluska mbulonte modestinë e saj, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ylli 24-vjeçar i “Geordie Shore” i la shumë pak vend imagjinatës në pamjet, me të cilat tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme.
Ylli i reality-shout, ndau pamjet joshëse gjatë pushimit të saj në Dubai, ku shfrytëzoi banjon e hotelit për foto, duke pasur edhe një pasqyrë në çati.
Në një prej fotografive, Ferry mbulon gjoksin në vaskë me anë të duarve, ndërsa edhe fluskat e shamponit ia fshihnin pjesët intime.
Javën e kaluar, Chloe kishte postuar fotografi tjetër lakuriq në vaskë, duke pytur “Kush dëshiron të vijë të ma fërkojë shpinën?”.
Chloe Ferry ka pësuar një transformim drastik në trup muajt e fundit, duke i treguar ndryshimet para dhe pas përmes fotografive. /Lajmi.net/