Chiesa shpallet futbollisti i ndeshjes Juventus – Chelsea

Gjiganti Italian ka arritur një fitore të madhe sonte.

Sport

29/09/2021 23:26

Juventusi ka mposhtur Chelsean me rezultat minimal 1-0, shkruan lajmi.net.

Vendimtar në këtë ndeshje doli të jetë Federico Chiesa që shkëlqeu.

Chiesa konfirmoi formën e mir që po kalon dhe shënoi edhe sonte në min e 46’ për t’i dhënë një fitore tejet të rëndësishme “Zonjës së Vjetër”.

Pas ndeshjes UEFA shpalli futbollistin më të mire të kësaj përballje, dhe ai është pikërisht Chiesa.

Përveç golit të shënuar italiani pati edhe disa mundësi të mira shënimi, por që nuk u tregua i saktë para portës. /Lajmi.net/