Chiellini nuk po e mendon pensionimin: Vitin tjetër do të shoh se si ndihem

Giorgio Chiellini akoma nuk ka filluar të mendojë rreth mundësisë së pensionimit.

Sport

15/06/2020 09:15

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Juventus, Chiellini, nuk e ka fare mendjen te vitet mbi supet e tij, por vetëm te paraqitjet në fushën e blertë.

Reprezentuesi i Italisë ka qenë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë këtë sezon, pas një dëmtimi të pësuar.

Kurse, së fundmi, i pyetur për mundësinë  e pensionimit, ai ka bërë të ditur se nuk është duke menduar për një gjë të tillë dhe vitin tjetër do të shoh mundësitë.

“Vitin tjetër do të shoh se si ndihem. Do të luaj për një tjetër vit, pastaj të shohim”, ka thënë mbrojtësi përmes ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Mund të luaj për një vit pas tij, unë do të doja të vazhdoja në futboll, sepse është jeta ime. Do të preferoja një rol menaxherial më shumë sesa trajnerin, por jetës nuk i dihet”, ka shtuar Chiellini, duke mos përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të drejtojë ndonjë skuadër.

Chiellini më herët gjatë këtij sezoni ka dëmtuar ligamentet ACL. /Lajmi.net/