Chiellini është gati, mund të paraqitet kundër Udinese

Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini, është rikthyer në stërvitje pas një mungese të gjatë nga lëndimi.

Sport

25/12/2020 18:01

Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini, është afër rikthimit dhe sipas ‘Tuttosport.com’, italiani mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Udinese me tre janar, transmeton lajmi.net.

Por, mund të ndodhë që trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ta kursejë italianin dhe ta shfrytzojë në ndeshjen ndaj Milanit e cila zhvillohet me gjashtë janar.

Juventus gjendet në pozitë të vështirë pas humbjes nga Fiorentina, ku po në të njejtën ditë ju morrën pikët nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi se ndeshja ndaj Napolit duhet të zhvillohet.

‘Bianconerët’ gjenden në pozitën e gjashtë me 24 pikë gjithsej, ndërsa Milan është lideri i Serie A me 34 pikë gjithsej./Lajmi.net/