Chevrolet Corvette ZR1 modifikohet për të prodhuar 1,200 kuaj fuqi

Kur nuk mjafton fuqi enorme, që e ka kjo makinë.

Auto & Tek

29/04/2019 10:10

Të gjithë ata që e kanë një makinë të fuqishme dhe duan ta kenë edhe më të fuqishme, atëherë Hennessey Performance është adresa e duhur

Deri më tani, kjo kompania është bërë e njohur për modifikimet e shumta, si rasti i rritjes që i ka bërë një Chevrolet Corvette, prej 775 kuaj fuqi, në 1,000 njësi të përgjithshme. Në këtë formë, kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, për 2.3 sekonda.

Ky ndryshim i përket të kaluarës, meqë modifikimi që ka bërë në një Corvette ZR1. Kjo makinë që prodhonte 1,000 kuaj fuqi, tani është modifikuar që të nxjerrë 1,200 njësi, nga motori me 6.2 litra.

Në këtë Chevrolet Corvette ZR1, është ndryshuar sistemi i punës nën kapak, si dhe i është rritur aerodinamika në masë të madhe.