Cherubini: Nuk do ta rikthejmë Pogban te Juventus

Drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini ka hedhur poshtë mundësinë për të ri-nënshkruar me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sport

20/09/2021 18:13

Francezit i skadon kontrata verën tjetër, derisa në të kaluarën ka qenë i lidhur me rikthimin në Torino, shkruan lajmi.net.

Cherubini tha se Juventus do fokusohet në lojtarë si Haaland, derisa iu drejtua Pogbas si “një tip tjetër i lojtarit”.

“Në afat kalimtar do shikojmë lojtarë si Haaland para se të arrijnë në formën e fundit”.

“Çdo investim do jetë në drejtim të ndonjë lojtari të ri me profil. Nuk planifikojë t’i besojë ndonjë tipi tjetër të lojtarëve”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man United është në negociata me Pogba që t’ia rinovojnë kontratën./Lajmi.net/