Chelseas nuk i jepen dy penalti në pjesën e parë ndaj Liverpoolit (Foto)
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka qenë viktimë e gjyqtarit në pjesën e parë ndaj Liverpoolit, pasi nuk i janë referuar dy penalti të pastarta.
Sport
Me të filluar takimi, Blutë e Londrës kishin një rast të mirë, sidoqoftë goditja e Willianit u ndal me dorë brenda zonës së Liverpoolit, nga Lucas Leiva. Gjyqtari hesht.
Pas këtij rasti, vjen dhe një ndërhyrje tjetër në të cilën gjyqtari përsëri hesht.
Martin Skrtel e godet Diego Costan brenda zonës së Liverpoolit duke e rrëzuar atë për tokë. Sidoqoftë, ky ishte një veprim i drejtë sipas gjyqtarit të takimit.