Chelsea vërshohet nga ofertat turke për Brojën – Fabrizio Romano zbulon të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Sulmuesi i Chelseat dhe Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja vazhdon të kërkohet me ngulm nga klube të ndryshme nëpër botë. Për shërbimet e 22-vjeçarit interesim kanë shprehur klube të Premierligës, disa nga Turqia e nga disa vende të tjera, përcjell lajmi.net. Së fundmi kanë shprehur interesim edhe disa klube turke, të cilave ende nuk i…

Sport

11/12/2023 14:59

Sulmuesi i Chelseat dhe Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja vazhdon të kërkohet me ngulm nga klube të ndryshme nëpër botë.

Për shërbimet e 22-vjeçarit interesim kanë shprehur klube të Premierligës, disa nga Turqia e nga disa vende të tjera, përcjell lajmi.net.

Së fundmi kanë shprehur interesim edhe disa klube turke, të cilave ende nuk i është zbuluar emri.

Gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botë për transferime në futboll, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Broja nuk e konsideron kalimin e tij në ligën turke, në afatin kalimtar të janarit.

Interesimi dhe kërkesat e forta të klubeve turke nuk do ta ndryshojnë mendjen e futbollistit të Kombëtares shqiptare.

“Armando Broja nuk po e konsideron lëvizjen në ligën turke në janar – pavarësisht interesit të fortë dhe kërkesave konkrete. Interesi mbetet edhe nga klubet e Premierligë dhe liga të ndryshme jashtë vendit” – ka shkruar Romano në “X”.


Armando Broja është pjesë e Chelseat nga grupmoshat e reja, ndërsa për disa sezone ka qenë i huazuar te Vitesse e Southamptoni.

Broja konsiderohet një nga sulmuesit me të ardhme të ndritur te “Blutë” e Londrës, derisa këtë edicion në disa raste ka startuar nga minuta e parë./Lajmi.net/