Chelsea vendos pesë yje në tavolinë për Hakimin

Inter është i përgatitur ta lejojë Achraf Hakimin të largohet nga skuadra, por vetëm nëse plotësohen kushtet e vendosura.

Sport

15/06/2021 08:34

Sipas Corriere dello Sport, Chelsea dhe PSG kanë ofruar nga 60 milionë euro për marokun, por të dy ofertat janë refuzuar nga Inter, transmeton lajmi.net.

“Neurazzurët” duan 80 milionë euro për mbrojtësin, derisa janë të hapur të diskutojnë për ofertën para plus lojtar.

Chelsea thuhet se ka vendosur në tavolinë yjet si Marcos Alonso, Emerson Palmieri, Tammy Abraham, Mateo Kovacic dhe Davide Zappacosta.

Prefernca e Interit është Alonso, andaj ekziston mundësia që të ndodh ky shkëmbim në ditët në vijim./Lajmi.net/