Chelsea vendos përfundimisht për Higuain

Chelsea nuk e ka ndërmend ta mbajë në klub sulmuesin Gonzalo Higuain, të cilin, megjithatë, Juventusi mund t’ia ofrojë Interit për Mauro Icardin.

Sport

16/05/2019 09:07

Tuttomercatoweb pohon se Chelsea është ftohur nga paraqitjet e dobëta të sulmuesit argjentinas që prej transferimit të tij në Londër në janar.

‘Blutë’ e kishin mundësinë në marrëveshje për ta blerë apo për t’ia zgjatur huazimin Higuainit për edhe një sezon tjetër, por momentalisht e kanë të ndaluar të bëjnë transfere nga FIFA dhe po ashtu ai nuk ka bindur duke i shënuar vetëm katër gola në 14 paraqitje, përcjell lajmi.net.

Uebsajti italian pohon se kjo do t’i paraqesë problem Juves, e cila në verë duhet të mendojë përsëri për pagën e tij të lartë 9.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, zgjidhja mund të jetë me Interin, sepse Juve mund ta përdorë argjentinasin në një marrëveshje të mundshme për transferimin e Mauro Icardit.

Në anën tjetër, TMW ka paralajmëruar se ‘Zikaltrit’ nuk janë të interesuar në 31-vjeçarin, të cilin e kanë refuzuar verën e kaluar. /Lajmi.net/