Chelsea u rikthehet fitoreve, në ‘Stamford Bridge’ bie Aston Villa
Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas dy humjeve në dy ndeshjet e fundit.
Sport
‘Blutë’ kanë mposhtur në ‘Stamford Bridge’ skuadrën e Aston Villas, me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.
Tammy Abraham në minutën e 24’, u përkujdes për epërsinë e parë të Chelsea në këtë sfidë, shkruan lajmi.net.
Egjiptiani Trezeguet në minutën e 47’, barazoi në 1:1 rezultatin.
Në pjesën e dytë, erdhi goli i fitores për Chelsea, i shënuar nga Mason Mount.
Me këtë fitore, Chelsea forcohet në pozitën e katërt me 29 pikë./Lajmi.net/