Chelsea synon ta blejë Ronaldon me ‘kusur të Sterling’ – përgatit pak pare për të nisur ofertën

Chelsea po monitoron situatën e Cristiano Ronaldo.

Sport

07/07/2022 09:30

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United, pasi skuadra e tij dështoi të kualifikohej në Champions League.

Ronaldo ka munguar në ditët e para të stërvitjeve të Man United dhe këto mungesa nxisin edhe më shumë spekulime. Tani, Chelsea shihet si destinacion i mundshëm për lojtarin.

Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Chelsea madje edhe ka përgatitur ofertë për Unitedin, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ janë gati të ofrojnë 14 milionë funte për kartonin e portugezit.

Londinezët po synojnë edhe transferimin e Raheem Streling për 45 milionë funte + bonuse.

CR7 mund të transferohet për shumë më pak para – por përsëri nuk pengon procesin për anglezin. /Lajmi.net/