Chelsea synon dyshen mbrojtëse të Interit

Chelsea janë vendosur pas Denzel Dumfries dhe Milan Skriniar. Sipas ‘Goal’, Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësit Denzel Dumfries dhe Milan Skriniar nga Interi në afatin kalimtar të transferimeve, transmeton lajmi.net. Pas largimit të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen këtë verë dhe mungesës së nënshkrimit të Jules Kounde, Thomas Tuchel tani besohet se…

Sport

29/07/2022 18:29

Chelsea janë vendosur pas Denzel Dumfries dhe Milan Skriniar.

Sipas ‘Goal’, Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësit Denzel Dumfries dhe Milan Skriniar nga Interi në afatin kalimtar të transferimeve, transmeton lajmi.net.

Pas largimit të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen këtë verë dhe mungesës së nënshkrimit të Jules Kounde, Thomas Tuchel tani besohet se e ka kthyer vëmendjen e tij drejt dyshes së Interit.

Transferimi i tyre do të jetë i vështirë për ‘Blutë e Londrës’, pasi interesim për Skriniar kanë shfaqur edhe disa ekipe të tjera.

Mbetet të shihet nëse do të arrijnë të marrin shërbimet e dyshes./Lajmi.net/