Chelsea ‘steril’, mposhtet nga Newcastle në frymën e fundit

Chelsea nuk ka arritur të gjej rrugën e fitores as në xhiron e 23-të në Premierligë.

Sport

18/01/2020 20:27

‘Blutë’ e Londrës janë mposhtër ndaj skuadrës së Newcastle, me rezultatin minimal 1:0, shkruan lajmi.net.

Chelsea pati mundësitë përmes Tammy Abraham dhe Emerson Palmieri, por topi nuk gjeti rrjetën.

Edhe Newcastle rrezikoi kohë pas kohe, por nuk kishte asnjë rast që u konkretizua, deri sa erdhi ai i minutës së 93′.

Ishte Isaac Hayden ai që shënoi golin që pati vlerën e tri pikëve për Newcastle, duke vulosur kështu fatin e takimit.

Me këtë humbje, Chelsea mbetet me 39 pikë, në pozitën e katërt në tabelë.

Newcastle në anën tjetër numëron 29 pikë për pozitën e 12-të në klasifikimin e kampionatit anglez. /Lajmi.net/