Chelsea shqyrton ofertat për Alonso, Inter në pritje

Skuadra e Chelsea është e hapur për ofertat e skuadrave në drejtim të Marcos Alonso.

Sport

07/01/2020 23:32

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alonso, duket se do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ gjatë këtij janari.

‘The Telegraph’ raporton se Chelsea është duke shqyrtuar ofertat për yllin spanjoll, transmeton lajmi.net.

Një nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e lojtarit është skuadra e Inter, e cila udhëhiqet nga Antonio Conte.

Conte dëshiron të punojë me lojtarin e Chelsea, pasi kishte pasur aventurë të mirë me të në Londër.

Alonso këtë edicion ka regjistruar 14 paraqitje, por është zgjedhja e dytë, pas Emerson Palmieri.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijë të sigurojë nënshkrimin e Marcos Alonso, gjatë janarit. /Lajmi.net/