Chelsea shpreh interesim të fortë për Saul Niguezin

Pas negociatat me Bayern Munich dhe Man United janë qetësuar, Saul Niguez mund të vazhdojë karrierën në Premierligë, në fanellën e Chelseas.

Sport

15/06/2021 14:50

Fituesi i Evropës dëshiron ta bind spanjollin për kalimin në “Stamford Bridge”, por edhe pse nuk do ta kenë të lehtë, transmeton lajmi.net.

Niguez dëshiron të largohet nga Atletico dhe thuhet se i ka thënë lamtumirë të gjithë bashkëlojtarëve.

Trajneri Thomas Tuchel është duke shikuar mundësitë e transferimit të Niguez, duke marrë parasysh se në të kaluarën e kishte kërkuar edhe te PSG-ja.

Sidoqoftë, klubet që e duan spanjollin duhet të paguajnë 70 milionë euro, por përparësia e tyre është se lojtari më nuk ndodhet në projektin e Diego Simeones.

Pos tjerash, interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Bayerni dhe Unitedi./Lajmi.net/