Chelsea shpenzoi 18 muaj për ta bindur Rudiger të vazhdonte kontratën – DËSHTIM total
Skuadra e Chelsea ka regjistruar një prej dështimeve më të mëdha me politikat e klubit, me rastin e Antonio Rudiger.
Sport
‘Blutë’ e Londrës do ta humbin qendërmbrojtësin gjerman si lojtar të lirë, pasi kontrata e tij nuk është rinovuar.
Rudiger ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Real Madrid, për ta lënë Chelsean përfundimisht gjatë verës.
Raportime të ‘Goal’ bëjnë të ditur se Chelsea kanë tentuar për 18 muaj që ta bindin lojtarin për rinovim, përcjell lajmi.net.
Çarjet mes Rudiger dhe klubit kishin filluar qysh në kohën e Frank Lampard.
Ky i fundit, kur u emërua trajner i ‘Bluve’, i tha Rudigerit se do të ishte zgjedhja e pestë në mbrojtje, pas ardhjes së Thiago Silva në klub.
Që atëherë, lojtari ka fituar Champions League, por triumfi nuk përmirësoi situatën. Londinezët kanë çuar dëm 18 muaj për të bindur lojtarin, dhe në fund kanë dështuar.
Problemet e shkaktuara së fundmi pas agresionit rus në Ukrainë i dhanë goditjen e fundit mundësisë për të rinovuar kontratën. /Lajmi.net/