Chelsea shkatërron Burnleyn – shënon katër herë për tri pikët: Pulisic regjistron het trik
Chelsea ka luajtur një ndeshje fenomenale në udhëtim tek Burnley.
Sport
Lojtarët e Frank Lampard arritën që të marrin një fitore prej 2:4, për tri pikët e xhiros së 10-të, shkruan lajmi.net.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi ylli amerikan, Christian Pulisic, kur po luhej minuta e 21’ e takimit.
I njëjti dyfishoi epërsinë në minutën e 45’ të takimit, për të quar ‘Blutë’ në pauzën 15 minutëshe me epërsinë prej dy golave.
Pulisic kompletoi het trikun e tij në minutën e 56’ të takimit, për të shkuar në rezultatin 3:0.
Golin e katërt për Chelsea e shënoi braziliani Willian, vetëm dy minuta pas het trikut të Pulisic.
Burnley arriti të gjente dy herë golin me anë të Jay Rodriguez (86′) dhe Dwight McNeil (89′), për rezultatin final.
Me këtë fitore, Chelsea ngritet në kuotën e 20 pikëve për pozitën e katërt, pas 10 ndeshjeve të luajtura.
Burnley numëron 12 pikë dhe mban pozitën e 12-të. /Lajmi.net/