Chelsea shfaq interesim për De Vrij

Gjiganti anglez është në kërkim të një mbrojtësi.

Sport

07/08/2021 22:11

Chelsea prej kohësh janë vënë në kërkim të një qendër-mbrojtësi, shkruan lajmi.net.

Raportohet se klubi anglez tashmë ka një listë me disa opsione të preferuara.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, në listën e “The Blues” ndodhet edhe mbrojtësi i Interit Stefan de Vrij.

Gjiganti anglez po mendon transferimin e De Vrij, megjithatë prioritet i tyre mbetet ende Jules Kounde i Sevillës.

“Blutë” tashmë janë afër të nënshkruajnë me Romelu Lukakun nga ‘Nerazzurët’ dhe do të ishte një ‘goditje’ e madhe për tifozët e klubit italian nëse edhe mbrojtësi holandez kalon në Angli. /Lajmi.net/