Chelsea regjistron edhe katër lojtarë të tjerë për Premier Ligë

Chelsea nuk bëri merkato të madhe këtë afat të verës, megjithatë ata transferuan Romelu Lukakun nga Inter për 115 milion euro.

Sport

09/09/2021 17:37

Përpos Lukakut, ‘blutë’ transferuan edhe mesfushorin Saul Niguez nga Athletico Madrid në ditën e fundit të merkatos në formë huazimi për 5 milion euro, me opsion të blerjes në fund të sezonit për 40 milion euro.

Londinezët ishin më shumë aktiv në shitjet e lojtarëve, duke i larguar/huazuar mbi dhjetë të tillë, ndër ta edhe Olivier Giroud, Marc Guehi, Fikayo Tomori e Kurt Zouma, nga të cilat Chelsea përfitoi rreth 100 milion euro.

Chelsea në pamundësi të i largojë të gjithë ata çfarë dëshiruan, tani duhet t’i regjistrojnë disa prej tyre që kanë mbetur në skuadër.

Katër lojtarët që janë regjistuar nga klubi për sezonin 2021-22 janë: Ross Barkley, Malang Sarr, Lewis Baker dhe Ruben LoftusCheek. 

Lojtarët ishin të hapur për t’u larguar apo huazuar nga klubi, megjithatë nuk kishin arritur ofertat konkrete për futbollistët, dhe kësisoj ata kanë mbetur në Londër dhe tashmë do të jenë pjesë e skuadrës për së paku deri në janar. /Lajmi.net