Chelsea pritet të përfitojë 9 milionë funte nga lojtari që nuk luajti kurrë për klubin

Chelsea ka vendosur ta shesë mesfushorin Mario Pasalic te Atalanta për 12 milionë funte - pavarësisht se mesfushori kroat nuk luajti kurrë për këtë klub.

Sport

18/02/2020 09:31

Mesfushori kroat Pasalic nënshkroi për Blutë nga Hajduk Split në vitin 2014 në një marrëveshje me vlerë afro 3 milionë funte.

Ai nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin e parë dhe ka qenë i huazuar te Elche, Monaco, AC Milan, Spartak Moskë dhe aktualisht Atalanta të cilët do ta bëjnë huazimin e tij në transferim të përhershëm, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë 29 paraqitje për skuadrën e Serisë A këtë sezon dhe gjithashtu i ndihmoi ata në kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

25-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re me Chelsea verën e kaluar pas përformancave të tij pozitive në Itali.

Por duket se ai nuk do të kthehet në ”Stamford Bridge” dhe përkundrazi do të mbetet me Atalanta. /Lajmi.net/