Chelsea pret vendimin e CAS më 20 nëntor

Ankesa e Chelsea kundër ndalesës për transferime të vendosur nga FIFA do të dëgjohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) më 20 nëntor.

Sport

04/11/2019 16:23

Skuadra e Premierligës u bllokua nga nënshkrimi i lojtarëve për dy dritare transferimi në shkurt pas shkeljes së rregullave që lidhen me transferimin ndërkombëtar dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeç.

Komiteti disiplinor i FIFA pretendon se Chelsea shkeli 150 rregulla në lidhje me mbrojtjen e të miturve, me rreth 70 lojtarë që mendohet të jenë të përfshirë, përcjell lajmi.net.

Kjo ndalesë u mbështet pjesërisht pas apelit fillestar të Chelseat për FIFA, megjithëse klubi nuk është ende në gjendje të blejë futbollistë, duke iu përmbajtur pezullimit të tyre në afatin e verës.

Chelsea u lejua të regjistronte lojtarët nën moshën 16 vjeç, por klubi njoftoi qëllimin e tyre për ta çuar çështjen në CAS.

‘Blutë’ po ecin përpara me çështjen e tyre përpara dritares së transferimit të janarit, ndërsa tani është konfirmuar data e vendimit të CAS. /Lajmi.net/