Chelsea po shqyrton mundësinë për ta transferuar Ronaldon

Cristiano Ronaldo mund të përfundojë te Chelsea.

Sport

04/07/2022 16:23

Ylli portugez ka bërë një kërkesë që të largohet nga Man United dhe është në kërkim të një skuadre të re.

CR7 madje nuk është paraqitur në stërvitjen e United, dhe ka dhënë një arsyetim që lidhet me probleme familjare.

‘The Athletic’ raporton se Chelsea po përgatiten që të bëjnë një hap drejt Cristiano Ronaldo, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ duan ta shfrytëzojnë momentin e pakënaqësisë së Ronaldo dhe të sigurojnë kartonin e tij.

‘Djajtë e Kuq’ megjithatë vështirë se do të diskutojnë një mundësi të tillë, sidomos kur dihet se Chelsea është një skuadër rivale.

Mbetet të shihet se si do të ecin gjërat në këtë drejtim. /Lajmi.net/