Chelsea po përgatitet ta shesë Timo Werner, Juventus kandidatë për gjermanin

Ylli gjerman, Timo Werner mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’. Sulmuesi i skuadrës së Chelsea nuk ka gjetur formën më të mirë të mundshme te skuadra ‘Blu’ dhe tani lidhet me një largim të mundshëm nga atje. Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Chelsea po planifikon ta shesë kartonin e ish-anëtarit të Leipzig,…

Sport

26/07/2022 08:03

Ylli gjerman, Timo Werner mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’.

Sulmuesi i skuadrës së Chelsea nuk ka gjetur formën më të mirë të mundshme te skuadra ‘Blu’ dhe tani lidhet me një largim të mundshëm nga atje.

Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Chelsea po planifikon ta shesë kartonin e ish-anëtarit të Leipzig, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Juventus është destinacion i mundshëm për Werner, pasi ata po kërkojnë një opsion për fazën e sulmit dhe janë duke shqyrtuar edhe emra si Roberto Firmino e Alvaro Morata.

Chelsea kishte tentuar kthimin e Werner te Leipzig në një marrëveshje që do të përfshinte Mukiele, por ky i fundit do të kalojë te PSG. /Lajmi.net/