Chelsea përgatitet t’i rinovojë kontratën Mount

Mason Mount pritet të mbetet te gjiganti anglez për disa vite.

Sport

14/09/2021 09:49

Sipas ’90min’, Chelsea së shpejti do të nis bisedimet me Mount për zgjatjen e kontratës, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ka kontratë aktuale të vlefshme deri në qershor të vitit 2024, megjithatë atij do t’i ofrohet një kontratë e re.

Mesfushori falë paraqitjeve të mira ka bindur drejtuesit e klubit që të mendojnë për një marrëveshje të re me të duke i ofruar rritje page.

Trajneri i ‘The Blues’, Thomas Tuchel është shumë i kënaqur me paraqitjet e reprezentuesit të Anglisë, dhe ka kërkuar ta mbajë në ekip edhe për disa vite të tjera.

22-vjeçari, këtë edicion ka zhvilluar katër ndeshje në Premier League duke realizuar një asistim. /Lajmi.net/