Chelsea, ofertë për Filipe Luis

Chelsea është në kërkim të zëvendësuesit të Ashley Cole, i cili u përshendet me klubin nga Stamford Bridge. Blues i ofrojnë 25 milionë euro për mbrojtësin e Atletico Madridit, Filipe Luis.

Sport

01/07/2014 17:22

Chelsea është përshëndetur të martën me një legjendë si Ashley Cole, me të cilin e përfundoi bashkëpunimin.

Dhe, klubi londinez është në kërkim të zëvendësuesit të tij, i cili quhet Filipe Luis.

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, menaxheri Jose Mourinho e do me çdo kush mbrojtësin e majtë brazilian të Atletico Madridit dhe është i gatshëm t’i ofrojë për të 25 milionë euro.

Luis mund të përfundojë në Stamford Bridge së bashku me sulmuesin brazilian me pasaportë spanjolle, Diego Costa, i cili po ashtu luan tek kampioni spanjoll.