Chelsea nuk e kopjon Bayernin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka përjashtuar sugjerimet se skuadra e tij është duke u munduar të kopjojë kampionin e Evropës, Bayern Munich. Gjiganti bavarez triumfoi në Bundesligë, DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar nën drejtimin e Jupp Heynckesit, kurse e ka filluar mbarë edhe sezonin e ri me pasardhësin Pep Guardiola. Mirëpo,…

Sport

07/10/2013 09:56

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka përjashtuar sugjerimet se skuadra e tij është duke u munduar të kopjojë kampionin e Evropës, Bayern Munich.

Gjiganti bavarez triumfoi në Bundesligë, DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar nën drejtimin e Jupp Heynckesit, kurse e ka filluar mbarë edhe sezonin e ri me pasardhësin Pep Guardiola.

Mirëpo, Mourinho, i cili udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores 3-1 kundër Norwich Cityt të dielën, nuk beson se futbollistët e tij duhet të mundohen të luajnë njësoj sikurse Bayern.

“Mendoj se nëse mundoheni të luani sikurse dikush tjetër, dhe nuk i keni futbollistët për ta bërë atë, atëherë jeni të marrë. E kam fituar ligën në Spanjë me 100 pikë dhe ekipi im nuk luante sikurse Barcelona. Nëse mundoheni të luani sikurse dikush tjetër, ju asnjëherë nuk e arrini nivelin e tyre”, deklaroi Special One.