Chelsea nis bisedime të reja me Lyon, për shërbimet e Dembele

Skuadra e Chelsea është e vendosur që të transferojë një lojtar sulmues.

Sport

23/01/2020 20:34

‘Blutë’ e Londrës kanë hasur në telashe në fazën e sulmit këtë edicion, duke pasur si opsion të mirë vetëm Tammy Abraham.

Së fundmi, Chelsea është interesuar për një sulmues, dhe sipas raportimeve të ‘The Sun’, bëhet e ditur se Chelsea janë kthyer te Lyon për bisedimet rreth Moussa Dembele, transmeton lajmi.net.

Synimi kryesor i Chelsea është Cavani i PSG, por kampionët e Ligue 1 duket se do të arrijnë marrëveshje me Atletico Madrid.

Dembele shihet se kandidati më i fortë për sulmin, dhe alternativa më e mirë për Edinson Cavani.

Vlera e lojtari shkon diku rreth 45 milionë funte. Mbetet të shihet nëse Chelsea do të arrijë të plotësojë kushtet e Lyon, për të siguruar kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/