Chelsea në ditën më të mirë, fiton me rezultat të thellë ndaj Crystal Palace
Chelsea ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Crystal Palace në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt, të zhvilluar të shtunën në mesditë.
Sport
Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol, por në të dytën, Chelsea ishte e papërmbajtshme.
Me të filluar pjesa e dytë, Benjamin Chilwell shënoi për 1:0, shkruan lajmi.net.
Minuta e 66’ solli dyfishimin e epërsisë, kur realizoi Kourt Zouma.
Golin e tretë dhe të katërt për Chelsean në këtë ndeshje, i shënoi mesfushori Jorginho, që shndërroi në gola dy penallti (minuta 78’ dhe 82’.
Kjo ishte fitorja e dytë e Chelseas pas katër ndeshjeve këtë sezon, dhe me 7 pikë, renditet në vendin e 7./Lajmi.net/