Chelsea në bisedime me Willian – synohet rinovimi

Chelsea është në bisedime me Willian, lojtar me të cilin synon që të rinovojë kontratën.

Sport

18/11/2019 20:32

Braziliani i Chelsea është një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga skuadra e Barcelonës, e cila edhe këtë merkato do të synojë shërbimet e tij.

Përkundër interesimit nga skuadra katalane, skuadra e Chelsea është e interesuar që të rinovojë me Willian, bën të ditur ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse numri 10 i Chelsea do të kalojë tek Barcelona, ose do të vazhdojë rrugëtimin me ‘Blutë’.

Më herët lojtari kishte deklaruar se preferon qëndrimin tek Chelsea. /Lajmi.net/