Chelsea në alarm, Kovacic tërhiqet nga Kombëtarja e Kroacisë
Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovacic është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Kroacisë për shkak të një dëmtimi.
Sport
25-vjeçari ka pësuar një tendosje në thembër në këmbën e djathtë dhe është zëvendësuar nga Mijo Caktas.
Kovacic luajti 83 minuta në barazimin 2-2 të Chelseat ndaj Sheffield United të shtunën para se të zëvendësohej nga Michy Batshuayi, transmeton lajmi.net.
Kroacia përballet me Sllovakinë dhe Azerbajxhanin këtë javë ndërsa ata përpiqen të forcojnë përpjekjen e tyre për të arritur në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm.
Nënkampioni i Kupës së Botës janë të tretë në Grupin E pas liderëve Hungaria dhe Sllovakia.
Ata kanë marrë gjashtë pikë nga tre ndeshjet e tyre të para të kualifikimit deri më tani. /Lajmi.net/