Chelsea mund të shesë yllin e skuadrës përkundër dëshirës së Tuchel

11:03 | 15 Shtator 2021

Drejtoresha e Chelseas, Marina Granovskaia thuhet se është gati qe të shesë mbrojtësin Antonio Rudiger në afatin e janarit, derisa e do Jules Kounde.

Por, kjo lëvizje do ishte kundër dëshirës së trajnerit Thomas Tuchel, që e sheh Rudiger si një ndër lojtarët kyç në skuadër, transmeton lajmi.net.

Rudiger edhe dje dëshmoi nivelin e lartë duke bllokuar gjuajtjet e lojtarëve të Zenit, me Chelsea që triumfoi me rezultat minimal 1 – 0.

Por, gjermani është në vitin e fundit të kontratës, derisa negociatat për rinovim kanë ngecur.

Për këtë arsye, në rast që nuk gjendet gjuha e përbashkët, Chelsea do konsiderojë shitjen që të fitojë se paku disa milionë euro.

Sipas La Colina de Nervion, Bayern Munich, PSG dhe Real Madrid janë të interesuar për qendërmbrojtësin.

Mediumi spanjoll raporton se Chelsea me shitjen e Rudiger në janar do interesohet menjëherë për transferimin e Koundes.

Sidoqoftë, e gjitha varet nga rinovimi i kontratës, me Rudiger që është i hapur, por dëshiron dyfishin e pagës që të qëndrojë në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/