Chelsea me shumë mund arrin të kalojë në çerekfinale të FA Cup
Chelsea ka triumfuar ndaj Barnsleyt me shumë mund për të arritur në çerekfinale të FA Cup.
Sport
“The Blues” kanë arritur në çerekfinale të FA Cup ku i pret skuadra nga Premierliga, Sheffield United, transmeton lajmi.net.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, këtë ndeshje, menaxheri Thomas Tuchel kishte bërë ndryshime në skuadër.
Në pjesën e dytë, pas disa zëvendësimeve, ishte Tammy Abraham i cili zhbllokoi rezultatin në minutën (64’) pas një asistimi nga Reece James.
Ky gol i mjaftoi Chelseat të triumfojë dhe të sigurojë çerekfinalen në FA Cup.
Kjo është fitorja e katërt radhazi e Thomas Tuchel që nga barazimi ndaj Wolverhampton Wanderers, ndeshje në të cilën u emërua si menaxher i Chelseat./Lajmi.net/
?Billy Gilmour
? Reece James
⚽️ Tammy AbrahamLa Cobham ?#BARCHE #FACup #FACupNoDAZN
— Chelsea Brasil (@chelsbrasil) February 11, 2021