Chelsea me ‘rekord të zi’ që nuk e bënte tash e 33 vite – çfarë nënkupton humbja ndaj Arsenal?

Skuadra e Chelsea ka regjistruar mbrëmë një rekord të zi, me humbjen e pësuar ndaj Arsenal.

Sport

21/04/2022 08:07

‘Gunners’ i dhanë leksione skuadrës së Chelsea në ‘Stamford Bridge’, duke e mposhtur me rezultatin 2:4.

Kjo humbje, që për Chelsea ishte e dyta radhazi, i vuri një rekord negativ skuadrës së Thomas Tuchel, me një statistikë që nuk e bënte tash e 33 vite.

Kanë kaluar tri dekada që kur Chelsea pëson katër ose më shumë gola në dy ndeshje radhazi në shtëpi, në kuadër të ligës, përcjell lajmi.net.

Chelsea pësoi 1:4 ndaj Brentford, më pas u mposht nga Real Madrid, kurse mbrëmë përsëri në Premier League, u mposht 2:4 nga Arsenal.

Një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur ‘Bluve’ që nga viti 1989 kur asokohe mposhtej 2:5 nga Wimbledon dhe Liverpool. /Lajmi.net/